Në stadiumin “Olimpico” sonte nga ora 21:00 do të ballafaqohen Interi dhe Fiorentina, në finalen e Kupës së Italisë.
“Nerazzurrët” janë kampionët në fuqi të kësaj gare dhe tashmë e kanë ngritur trofeun tetë herë. Toskanët kanë fituar Kupën e Italisë gjashtë herë dhe kanë humbur finalen e fundit që kanë luajtur në vitin 2014 kundër Napolit .
Inter dhe Fiorentina fituan nga një ndeshje në Serie A këtë sezon. Nerazzurrët fituan 4-3 në Firence në tetor, ndërsa toskanët siguruan një fitore 1-0 në “San Siro” në prill, përcjellë KosovaPress.
Vetëm Salvatore Sirigu nuk është në dispozicion për Fiorentinën, ndërsa Interi është pa të dëmtuarit Henrikh Mkhitaryan dhe Milan Skriniar.
Fiorentina (4-2-3-1): Terracciano; Dodo, Milenkoviç, Martinez Quarta, Biraghi; Amrabat, Castrovilli; Ikoné, Bonaventura, Nico Gonzalez; Kabrale.
Inter (3-5-2): Handanovic; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.