Inter-Benfika, formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
Inter-Benfika
1 vit më parë
Linku u kopjua

Duke pasur një avantazh prej dy golave nga ndeshja e parë e fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Interi gjendet me një këmbë në gjysmëfinale të turneut.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Da Luz” të Lisbonës, Interi e mposhti Benfican si mysafir me rezultat solid 2:0, ndërsa të dy skuadrat përballen sot në “Giueseppe Meazza” në ndeshjen e kthimit, raporton KosovaPress.

Të dy skuadrat rikthehen nga humbjet në kampionatet e tyre, ku Benfica u mposht nga Chaves me rezultat 1:0, sikurse Interi që pësoi humbje me rezultat të njëjtë si vendas nga Monza.

Duke marrë parasysh se Interi ka fituar 17 nga 18 ndeshjet e fundit në të cilat kishte triumfuar me epërsi prej dy golave si mysafirë, edhe sot “Nerazzurët” konsiderohen favorit për ta prekur gjysmëfinalen e kësaj gare.

Kwto janw formacionet zyrtare:

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko

Benfika (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, António Silva, Otamendi, Grimaldo; Florentino, Chiquinho; Aursnes, Rafa Silva, João Mário; Goncalo Ramos.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025