Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri mbetet ende sfidë për Kosovën
Lexohet për: 2 min.
333122992_602599231370407_7862093260482956939_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një dekadë e gjysmë nga fillimi i decentralizimit, integrimi i komunave me shumicë serbe në veri mbetet ende sfidë për Kosovën. Në konferencën e Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) të hënën u theksua se decentralizimi ka mbetur i pa përmbyllur plotësisht, rrjedhimisht edhe janë ngadalësuar projeksionet e reja për qeverisjen lokale.

Drejtori i KLGI, Valmir Gashi tha se niveli lokal duhet të ketë zbatim më të madh të akteteve ligjore dhe nënligjore të pushtetit qendror. Ai shtoi se asambletë komunale duhet të ketë nivel më të lartë të mbikëqyrjes së pushtetit lokal.

“Edhe pse decentralizimi kishte në bosht akomodimin e komuniteteve, sfida më e madhe mbetet ende integrimi i komunave me shumicë serbe në veri. Pra, për këtë mund të themi se decentralizmi ka mbetur i pa përmbyllur plotësisht, rrjedhimisht janë ngadalësuar edhe projeksionet e reja për qeverisjen lokale. Si shtet dhe shoqëri ne duhet të vendosim gjithë energjinë për të gjetur zgjidhjet më të mira, përfshirë instrumentet lehtësuese në procesin e integrimit”, tha ai.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se qeverisja lokale është avancuar në drejtim të krijimit të standardeve të mira. Ai përmendi edhe iniciativat ligjore që i kanë ndërmarrë që të konsolidojnë nivelin lokal.

Ndërkaq, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl u shpreh se decentralizimi është proces vital për qeverisjen lokale.

Decentralizimi i komunave në Kosovë ka nisur në vitin 2005./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025