Instituti i Mjekësisë Ligjore arrin në vendngjarje pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Instituti i Mjekësisë Ligjore arrin në vendngjarje pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës
IML 1 korrik 26
01/07/2026 - 14:34
Linku u kopjua

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 25-vjeçarit i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës, tashmë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ndërkaq edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës është gjetur  në ditën e dytë të operacion kërkim shpëtimit.

Sipas Policisë, rasti ishte raportuar dje rreth orës 13:00, pasi ishte marrë informata se një person kishte hyrë në ujërat e Liqenit të Batllavës dhe më pas nuk ishte parë të dilte.

"Menjëherë pas pranimit të informatës janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit", thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa sot, pas përpjekjeve të ekipit të kërkim-shpëtimit, personi është nxjerrë nga uji, ndërsa ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore lidhur me rastin”, ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetit, Enis Pllana.

Blerim Ruhani humbi jetën pasi u zhduk derisa po notonte. Rasti u raportua të martën rreth orës 13:00, kur Policia e Kosovës u njoftua se një person kishte hyrë në ujë dhe nuk ishte parë më të dilte.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026