Institucionet vazhdojnë të publikojnë konkurse sipas ligjit të shfuqizuar
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të projektit: "Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës", shpreh shqetësimin për procedurat e hapura rekrutuese në institucionet publike të cilat vazhdojnë të bazohen në ligjin e vjetër për zyrtarët publik.

Sipas një komunikate, më datë  25 shtator 2023, Ligji i ri për Zyrtarët Publik hyri në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare. Megjithatë, është vërejtur se disa institucione, si në nivelin e administratës shtetërore ashtu edhe në nivel lokal, vazhdojnë të publikojnë  konkurse bazuar në procedurat e ligjit të shfuqizuar.

“CorrËatch ka identifikuar se disa institucione vazhdojnë të shpallin konkurse te bazuara në Ligjin e vjetër (Nr.06/L-114)  i cili tashmë është i shfuqizuar dhe sipas procedurave të cilat nuk janë të parapara në ligjin e ri të Zyrtarëve Publik (Nr.08/L-197). Konkretisht, deri më tani janë shtatë (7) procedura për “Lëvizje Paralele” dhe një (1) procedura për “Avancim” të shpallura në platformën elektronike, SIMBNJ, pas datës kur ka hyrë në fuqi ligji i ri. Ky fenomen është shqetësues dhe tregon një mungesë koordinimi dhe informimi brenda institucioneve publike. Është e rëndësishme që organet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ndaluar këto veprime dhe për të njoftuar institucionet për ndryshimet që janë bërë. CorrËatch bën thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucioneve përgjegjegjëse për korrigjimin e kësaj situate dhe të anulojnë të gjitha procedurat që nuk janë në përputhje me ligjin e ri. Kjo do të ndihmojë në rikthimin e besimit të publikut ndaj institucioneve si dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024