Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, mirëpo gjatë diskutimit në Komision, opozita ka adresuar kritika karshi pozitës për mos ftesën e organizatave buxhetore për të diskutuar lidhur me ndarjen e buxhetit, për çka edhe ka lëshuar sallën para procesit të votimit.
Ndërsa, nga pozita këtë e arsyetuan duke thënë se për shkak se ka pasur rritje për secilin institucion, nuk kanë ftuar.
Për këtë, kryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi derisa ka arsyetuar mos ftesën e institucioneve, tha se nuk karakterizohet nga arbitrariteti dhe është i hapur për diskutim.
Ai tha se kanë kërkuar nga institucionet që të sjellin kërkesat dhe propozimet e tyre me shkrim.
Ndërkaq, deputeti nga AAK, Besnik Tahiri ka ritheksuar se ky buxhet përbën një diskriminim të skajshëm politik dhe një denigrim të disa komunave. Ndërsa, i njëjti ka mbështetur kërkesën e PDK-së të ftohen institucionet për raportim.
Ndërsa, deputeti nga PDK, Hajdar Beqa tha se institucionet janë ftuar të raportojnë edhe në të kaluarën në mënyrë që të këtë më shumë transparencë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro. /E.Krasniqi