Iniesta nis karrierën si trajner në klubin arab
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Iniesta nis karrierën si trajner në klubin arab
New Project - 2026-06-02T131526.680
02/06/2026 - 15:17
Linku u kopjua

Legjenda e futbollit spanjoll, Andrés Iniesta, ka marrë detyrën e parë si trajner, pasi është emëruar në krye të klubit Gulf United, që garon në ligën e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, i cili u pensionua nga futbolli në vitin 2024, ka siguruar licencën A të trajnerit dhe do të vazhdojë rrugën drejt licencës Pro.

“Bashkimi me Gulf United më duket vendi i duhur për të nisur këtë kapitull të ri”, deklaroi Iniesta.

“Futbolli më ka dhënë gjithçka dhe tani dua të jap diçka mbrapa përmes trajningut dhe punës me lojtarët e rinj”, shtoi kampioni i botës me Spanjën në vitin 2010.

Sipas raportimit të Flashscore, 42-vjeçari e sheh këtë rol si hapin e parë drejt një karriere të re në stol, pas një prej karrierave më të suksesshme në historinë e futbollit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026