Iniesta: Dua të rikthehem te Barcelona
Andres Iniesta e ka pranuar se ai dëshiron që të rikthehet te Barcelona pasi që të pensionohet nga futbolli aktiv.
Iniesta zbuloi se ai ka dëshirë që të rikthehet te ish-klubi i tij, Barcelona, ku ai u bë njëri nga mesfushorët më të mirë të botës, por në një rol të trajnerit pasi që t’i jep fund karrierës së tij si futbollit, raporton KosovaPress.
Iniesta refuzoi që të rikthehet te Barcelona në rolin e një lojtari.
“Nuk është se nuk dua, do të isha tejet i gëzuar, por momenti ka kaluar. Do të ishte e pamundur që të garojë me lojtarët që janë tani aty”, tha Iniesta.
“Do të dëshiroja të rikthehem te Barcelona. Do të dëshiroja që të mësoja dhe të punoj në një rol të trajnerit ose të drejtorit sportiv. Do të doja të stërviti në fusha të ndryshme dhe pastaj mbetet të shihet”, shtoi më tej Iniesta.
Iniesta u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar skuadrës japoneze, Vissel Kobe në vitin 2018, pas një periudhe të suksesshme 16 vjeçare në “Camp Nou”, ku fitoi Ligën e Kampionëve plot katër herë ndër trofetë e tjerë të shumtë.