Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” vizitë në Kuvendin e Shqipërisë, në fokus gjykimi në Hagë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” vizitë në Kuvendin e Shqipërisë, në fokus gjykimi në Hagë
Balla
26/02/2026 - 19:53
Linku u kopjua

Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” zhvilloi një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë.

20 ish- luftëtarë, të veshur në uniforma të UÇK-së, u takuan me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla.

Me këtë rast, u vu theksi të çështja e ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët tash e mbi pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë.

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, tha për Kosova Press  se kjo vizitë është një mesazh uniteti dhe qëndrueshmërie në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

Përfaqësuesit e Iniciativës “Të gjithë për luftëtarin” shprehën qëndrimin e tyre lidhur me këtë proces dhe nevojën për drejtësi.

Po ashtu, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për mbështetjen e dhënë  dhe Rezolutën kundër Gjykatës Speciale në Hagë , Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” e nderoi me një mirënjohje Kuvendin e Shqipërisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026