Inflacioni nën kontroll, Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit
Lexohet për: 1 min.
Banka e Shqiperise
1 vit më parë
Linku u kopjua

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur sot të mbajë të pandryshuar normën e interesit të lekut, për ta lënë në nivelin 3.25 për qind.

Në këtë mënyrë Banka e Shqipërisë nuk ushtron më presion te kredimarrësit shqiptarë, të cilëve u janë rritur pagesat e kësteve gjatë këtyre dy vjetëve, për shkak të inflacionit të lartë që ka rritur kostot për familjet.

Guvernatori Gent Sejko tha se inflacioni do të kthehet në objektivin tre për qind të Bankës së Shqipërisë vitin e ardhshëm, ndërsa rritja ekonomike sipas tij edhe pse e ngadalësuar do të vijojë në 2024-ën.

Parametrat e tjerë ekonomikë si papunësia, rritja e kredive, eksporti i shërbimeve dhe investimet kanë qenë pozitive, vijoi më tej guvernatori, ndërsa u shpreh se disa rreziqe kryesisht nga faktorë të brendshëm si rritja e kostove të prodhimit vazhdojnë të mbeten. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025