Inflacioni në nivelin më të lartë që nga pavarësia e Kroacisë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Norma e inflacionit në Kroaci, ndonëse me ritme më të ngadalta krahasuar me muajt e kaluar, duke mbetur ndër më të lartat në Evropë, me çmimet me pakicë që u rritën 12,8% në shtator, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tha Instituti kroat për Statistikat Kombëtare duke specifikuar se është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga pavarësia e vendit, në vitin 1991.

Kategoritë që kanë pasur rritje më të madhe të çmimeve janë ushqime dhe pije joalkoolike (+ 19%), shërbimet bar-restorante (+ 17,3%), mobilimi (+ 16%), transporti (+ 14%), energjia dhe faturat (+ 13,5%).

Ekspertët parashikojnë një ngadalësim në tremujorin e fundit të vitit, me një normë vjetore prej rreth 10%.

Në shtator, qeveria e Zagrebit filloi një paketë të gjerë masash për të luftuar efektet e inflacionit, me një vlerë totale prej rreth tre miliardë euro. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025