Infantino: Faleminderit vendeve që nuk janë këtu
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Infantino: Faleminderit vendeve që nuk janë këtu
New Project - 2026-06-10T184814.737
10/06/2026 - 20:49
Linku u kopjua

Në konferencën për media që po zhvillohet aktualisht, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka falënderuar të gjitha federatat anëtare të organizatës, përfshirë edhe ato që nuk janë të pranishme.

Ai theksoi se mbi 211 federata anëtare kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit botëror dhe se sukseset e FIFA-s dhe organizimit të Kupës së Botës janë rezultat i punës së tyre të përbashkët.

Infantino shtoi se të ardhurat nga Kupa e Botës po riinvestohen në të gjitha vendet anëtare, me qëllim që futbolli të zhvillohet në çdo cep të botës dhe ëndrra për lojën të vazhdojë të jetojë globalisht.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026