Indi: 57.000 bagëti të ngordhura nga sëmundja e lëkurës me gunga
Lexohet për: 2 min.
?Indi: 57.000 bagëti të ngordhura nga sëmundja e lëkurës me gunga
2 vite më parë
Linku u kopjua

Autoritetet në Indi njoftuan se rreth 57.000 bagëti kanë ngordhur deri më tani për shkak të sëmundjes së lëkurës me gunga në pjesë të ndryshme të vendit dhe u kërkuan shteteve të prekura të nxisin procesin e vaksinimit për të kontrolluar sëmundjen.

Sëmundja e lëkurës me gunga (LSD) është një sëmundje virale ngjitëse që prek bagëtinë dhe shkakton ethe dhe nyje në lëkurë dhe gjithashtu mund të çojë në vdekje.

Ajo përhapet nga mushkonjat, mizat, morrat dhe grerëzat nga kontakti i drejtpërdrejtë midis bagëtive dhe nëpërmjet ushqimit dhe ujit të kontaminuar.

Simptomat kryesore janë ethe, rrjedhje nga sytë dhe hunda, jargëzim, flluska të buta si nyje në të gjithë trupin, reduktim i prodhimit të qumështit dhe vështirësi në të ngrënë, të cilat ndonjëherë çojnë në vdekjen e kafshës.

“Sëmundja e lëkurës me gunga është përhapur në 6-7 shtete, duke përfshirë Gujarat, Rajasthan, Punjab, Haryana dhe Uttar Pradesh. Në Andhra Pradesh janë raportuar disa raste," tha ministri i Unionit për Peshkim Parshottam Rupala në një konferencë shtypi.

Ai tha se vaksina kundër lisë së dhisë është "shumë efektive" dhe e disponueshme dhe u kërkoi qeverive të shtetit të përshpejtojnë procesin e vaksinimit, teksa shtoi se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ndikim në prodhimin e qumështit.

Jatindra Nath Swain nga Departamenti i blegtorisë dhe qumështit, tha se 57.000 bagëti kanë ngordhur deri më tani, prej tyre 37.000 në Rajasthan.

LSD është përhapur kohët e fundit në Azi pas shpërthimeve në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Sëmundja u shfaq në Bangladesh në korrik 2019. Edhe India regjistroi rastin e parë të LSD-së në të njëjtin vit, 2019, në shtetet lindore, veçanërisht në Bengalin Perëndimor dhe Odisha. Por këtë vit, sëmundja është raportuar në shtetet perëndimore dhe veriore, si dhe në Andaman Nicobar.

India, prodhuesi më i madh në botë i qumështit, kishte një popullsi bagëtish prej 192.5 milionë në vitin 2019, sipas regjistrimit të 19-të të blegtorisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024