Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), i udhëhequr nga drejtori Dragi Stojanoski, ka rishikuar provat dhe ka bërë një kontroll të jashtëzakonshëm në TAV Maqedoni, lidhur me ngjarjen fatkeqe në të cilën ishte përfshirë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
AAC njofton se gjatë inspektimit fillestar është konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedura edhe nën presionin e personave që shoqëronin pasagjerin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Meqenëse këto janë standarde ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht, nëse dikush dyshon në besueshmërinë e tyre, ata rekomandojnë të aplikojnë të njëjtën praktikë në një nga aeroportet ndërkombëtare evropiane, në mënyrë që të jenë të sigurt për zbatimin e tyre./Alsat.mk