Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka deklaruar se në gjyqin e mbajtur herën e fundit ndaj tij në GJKKO, prokurorët ‘kanë imagjinuar mesazhe me 200 mijë euro”.
Meta i referohet mesazheve të lexuara nga prokurori i çështjes në seancën e fundit, ku u lexua nga dosja mesazhi që Meta i kishte shkruar Kastriot Ismailit se i duheshin 200 mijë”.
“’Eurot’ ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve, siç kemi provuar edhe gjatë gjykimit në seancën paraprake.
Ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se kjo “sms” është dërguar nga unë”, shprehet Meta.
“Por ishte shumë e rëndë gjatë seancës paraprake kur prokurori pasi shpiku eurot te “prova”, që ne se kemi, e interpretuan si shpërblim për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA.
Ndoshta prokurorët më ngatërrojnë me Edi Ramën që shpall me firmën e tij fituese kompani që lindin vetëm 8 muaj më pas dhe dëmtojnë rëndë financat publike. Sepse u lidh marrëveshja CEZ-DIA herën e parë në 1 shtator 2010, por edhe pse u lidh marrëveshja e 2 shkurt 2011, e ka shpjeguar shumë qartë krahu i djathtë i Z. Kastriot Ismailaj në drejtimin e DIA-s, por edhe si shef i negociatave të DIA-s me CEZ-in, Z. Elvis Mataj në 2 emailet e tij, në 9 dh 16 prill 2014 drejtuar avokatit të Z. Ismailaj në Vjenë”, shkruan më tej Meta.