IKSHPK: Ka rënie të vlerave të manganit në Liqenin e Badocit, por jo për konsum
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se kanë rënë vlerat e manganit në ujin e Liqenit të Badocit, porse nuk ka rekomanduar që ky ujë të përdoret për pije.
IKSHPK ka theksuar se nuk ka vend për panik dhe se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera, përveç përgatitjes së ushqimit. Kjo pasi sipas institutit, vlimi i ujit nuk e zvogëlon sasinë e manganit.
“IKSHPK apelon qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se: Uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera; Uji në rajonet që furnizohen nga liqenjt akumulues Batllava dhe Ujmani mund të përdoren për pije pa përkufizim. Shpëlarja e rezervuarëve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të Manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit)Zonat të cilat mbesin nën përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije nga Fabrika e ujit në Badovc janë të njëjtat”, thuhet në njoftimin e Institutit.