IKD: Qasja e ligjit të ri të KPM-së është e rrezikshme, cenon vlerat dhe parimet e demokracisë
Lexohet për: 2 min.
ikd
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ligji për Komisionin e Pavarur për Media shkatërron tërësisht pavarësinë kushtetuese të këtij institucioni, duke shndërruar këtë institucion si një institucion vartës të Kuvendit dhe lehtë të ndikueshëm nga Qeveria. Kështu është theksuar në raportin “Politizimi i KPM-së”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes analizës të  Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi më 11 korrik 2024.

Hulumtuesi në IKD, Florian Smajli ka thënë se nga gjetjet që kanë realizuar vërehet se kjo qasje e ligjit të ri të KPM-së është e rrezikshme dhe cenon drejtpërdrejt vlerat dhe parimet e demokracisë të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Po ashtu nga gjetjet, Smajli ka thënë se IKD ka gjetur se rritja e numrit të anëtarëve është një vendim i pambështetur në një analizë reale dhe nuk përkon me nevojën e funksionimit adekuat të KPM-së.

Ndërsa, hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala ka theksuar se politizimi i KPM-së ndodh përmes këtij projektligji, derisa ka shtuar se miratimit të këtij ligji i ka paraprirë një fushatë e egër ndaj KPM-së ku eksponent të partisë politike në pushtet i kanë akuzuar edhe për tradhti kombëtare.

Ndërsa, ka shtuar se nëse i njëjti do të shkonte tek presidentja për dekretim, presidentja do duhej që të aplikonte të drejtën e saj kushtetuese për kthimin e projektligjit në Kuvend.

Lajmi i plotë në sitetmin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024