IKD: Kodi i Sjelljes i propozuar nga Komisioni për Legjislacion nuk arrin standardet
Lexohet për: 2 min.
jakaj
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në prezantimin e raportit të me temë “Kodi i Sjelljes së Deputetëve”, ka bërë të ditur se Draft Kodi i Sjelljes propozuar nga Komisioni për Legjislacion nuk arrin të vendos vullnetin dhe veprimet politike, për arritjen dhe ngritjen e standardeve etike. Sipas IKD-së, ai përqendrohet në mënyrë ekskluzive tek rregullimi i sjellës së deputetëve mes sanksioneve përjashtuese dhe financiare të cilat përbëjnë dobësim të.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj ka thënë se Komisioni për Legjislacion nuk ka arritur ta dërgoj dhe hartoj në seancë plenare të Kodin e sjelljes edhe pse ka pasur kohë të mjaftueshme prej një viti e nëntë muaj për ta hartuar këtë kod.  

Ai ka shtuar se kodet e sjelljes së deputetëve kanë për qëllim krijimin e kulturës politike duke pasur parasysh korrektësinë, transparencën dhe ndershmërinë, të cilën ky Draft kod i propozuar nga komisioni për legjislacion nuk e ka në synim.

IKD propozon që përbërja e Këshillit të etikës të jetë i barabartë ndërmjet shumicës dhe opozitës.

IKD ka përmendur disa raste të gjuhës jo parlamentare në Kuvend, prej të cilave ishte nga zëvendëskryeministri Besnik Beslimi i cili ka përdorur gjuhë seksiste, seanca e 23 korrikut, nga një deputet i LDK-së ndaj kryetarit të Komisionit për Legjislacion dhe në aksionet simbolike të opozitës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025