Ibrahimovic thotë se Milani është i kënaqur me Piolin
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Zlatan Ibrahimovic sugjeroi se Milani është i lumtur me trajnerin Stefano Pioli, pavarësisht pritjeve që ai do të shkarkohet gjatë verës.

Trajneri 58-vjeçar italian fitoi fillimisht lëvdata për transformimin e kuqezinjve, pas vështirësive të tyre të dekadës së mëparshme, duke fituar Scudetton në sezonin 2021/22 dhe duke i rikthyer ata në Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

Gjatë dy viteve të fundit, Pioli ka luftuar për të përsëritur suksesin e tij në kampin e Milanit dhe tifozët kanë filluar të lodhen gjithnjë e më shumë me vendimet e tij taktike. Me klubin që nuk konkurron për asnjë trofe këtë sezon, shumë tani presin që trajneri të zëvendësohet gjatë verës.

“Ai duhet të vazhdojë siç po bën, ai po bën një punë të mirë dhe ne jemi të lumtur me të”, tha Ibrahimovic.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025