Ia "përvetësoi" Osmani, presidenca hap profile të reja sociale
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Ia "përvetësoi" Osmani, presidenca hap profile të reja sociale
presidenca 000
07/04/2026 - 19:26
Linku u kopjua

Vetëm një ditë pas raportimit të KosovaPress se Presidencës së Republikës së Kosovës nuk i ka mbetur në dispozicion asnjë adresë në rrjetet sociale, nga zyra numër “1” në vend që tash drejtohet përkohësisht nga Albulena Haxhiu, u me dije se “janë krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së komunikimit me qytetarët”.
Në një komunikatë të lëshuar në orët e mbrëmjes, të shoqëruar edhe me vegzën e faqes së re zyrtare në Facebook, kryeinstitucioni kosovar, pranon se “pas përfundimit të mandatit të Presidentes së mëparshme, profilet ekzistuese janë marrë në administrim nga zyra e saj dhe nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të Presidencës”.


Kjo, derisa bëhet me dije se “institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, ato duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe me vijimësi, në shërbim të qytetarëve”.
“Për këtë arsye, profilet e reja zyrtare do të administrohen drejtpërdrejt nga institucioni i Presidencës dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar nga ky institucion. Ky hap siguron që komunikimi zyrtar të mbetet i lidhur me institucionin, duke ruajtur dhe garantuar vazhdimësinë institucionale në funksion të informimit të qytetarëve”, thuhet në komunikatë. “Profilet në rrjetet sociale janë pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të institucionit më të lartë të shtetit, pavarësisht se kush ushtron funksionin e Presidentit/es”.
Por, megjithë njoftimin për hapje të profileve të reja, nga Presidenca nuk janë dhënë adresa të faqeve zyrtare në platforma të tjera, përpos Facebookut.
KosovaPress solli të hënën me dëshmi përvetësimin e faqeve zyrtare të presidencës, nga zonja Vjosa Osmani, përfshirë këtu edhe llogarinë në Youtube, e cila në arkivë ka ende aktivitete të paraardhësit të saj, Hashim Thaçit.
Vet Osmani është deklaruar vetëm për faqen në Facebook që deri javën e kaluar njihej si “Presidenca e Kosovës” por që tani me arsyetimin se, është krijuar nga stafi i saj, njoftoi se e ka riemërtuar “Zyra e Presidentes së 6-të Republikës së Kosovës”. Kjo, me qëllim që ta përdorë për aktivitetin e saj që e ka të rregulluar me kushtetutë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026