Momenti kur Thomas Johnson thith gaz për të qeshur pak para se të shkaktonte përplasjen e tmerrshme 160 km në orë duke mbytur tre shokë, është kapur, raporton Sun.
19-vjeçari është filmuar duke thithur gaz për të qeshur teksa ngiste një BMW. Aksidenti shkaktoi zemërim publik dhe hapi një debat për abuzimin e gazit të qeshur (oksidit të azotit) dhe përgjegjësisë së shoferëve të rinj për sigurinë rrugore.
Tragjedia ndodhi më 20 qershor të vitit të kaluar, kur Johnson kishte patentë shoferin për më pak se një vit. 19-vjeçari u dënua me nëntë vjet e katër muaj burg në Oksford.
“Provat tregojnë qartë se para përplasjes i pandehuri, me ndihmën e një tullumbace, po thithte oksid azoti nga një rezervuar për disa kohë”, tha prokurori Neil Moore.Policia gjeti një enë me oksid azoti në kabinën e shoferit dhe tetë kontejnerë të tjerë në bagazhin. Hetuesit zbuluan gjithashtu se kontrolli elektronik i stabilitetit të BMW-së ishte fikur qëllimisht.
Johnson më vonë i tha policisë se nuk i kujtohej se çfarë ndodhi dhe pretendoi se nuk kishte përdorur oksid azoti.