I mituri kapet me thikë në shkollë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
I mituri kapet me thikë në shkollë
Policia-e-Kosoves1111
14/03/2026 - 10:29
Linku u kopjua

Një situatë që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda është parandaluar të premten në Gjakovë, pasi një i mitur dyshohet se kishte hyrë në një shkollë duke mbajtur me vete një armë të ftohtë – thikë.

Sipas raportit policor, njësitet e policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor.

Gjatë kontrollit, nga ai është sekuestruar thika që dyshohet se e kishte me vete.

“ I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe nga i njëjti është sekuestruar thika dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”- thuhet në njoftimin e policisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026