I jepet lamtumira e fundit Kadaresë, Rama: E ngriti letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot iu dha lamtumira e fundit shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor u mbajtën homazhe, ku morën pjesë edhe delegacioni nga Kosova në krye me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca.

Ceremonia e përcjelljes vijoi me himnin kombëtar dhe fjalën e kryeministrit Edi Rama që siç u shpreh ai, ia kishte kërkuar bashkëshortja e Kadaresë, Helena.

Kryeministri Rama, tha se Ismail Kadare gjuhën shqipe e ngriti në majën më të paarritur të saj, derisa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës.

Kryeministri, Rama ndër të tjera u shpreh se është i bindur se Kadare për aq sa ka jetuar i ka thënë të gjitha nga ato çfarë kishte për të thënë.

Kurse, vendi i tij nuk do ta zhgënjejë kurrë atë.

I pari i ekzekutivit të Shqipërisë, ndër të tjera deklaroi se shkrimtari Ismail Kadare meriton të prehet në një banesë që te jetë vetëm e tij, e jo bashkë me dëshmorët.

Derisa, foli për veprën e tij kryeministri Rama tha se Kadare nuk e mori çmimin Nobel, por mbeti në arkivat e procesverbaleve të Komitetit të Nobelit.

Ismail Kadare vdiq të hënën në mëngjes, pas një sulmi në zemër./KosovaPress

https://kosovapress.com/varrimi-i-ismail-kadarese-vetem-ne-rreth-te-ngushte-familjar

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024