I ftohti nuk i bën mirë lëkurës
Lexohet për: 1 min.
dimri
2 vite më parë
Linku u kopjua

Mos u gënjeni nga dielli që ngroh njësoj si të ishte shtator. dhjetori thuajse erdhi dhe as që do ta kuptoni sesi u ftoh derisa ta shihni veten me xhupat dhe shallin më të trashë që keni.  Ndikimi i erërave dhe lagështira: asnjëra nuk është miqësore me lëkurën tonë.

Duhet filluar mbrojtja e duarve më herët duke parandaluar tharjen dhe plasaritjen e tyre, është më e lehtë se ti kurosh ato. Vishni dorashka sapo moti ftohet pak.

Mos i largoni syzet, dimri mund të jetë shumë i shndritshëm sidomos kur dielli reflekton në borë. Mbajini syzet për të mbrojtur vetë sytë dhe zonën përreth tyre. Dielli mund të shkaktojë edhe njolla e deri kancer të lëkurës.

Në këtë stinë të vitit është më mirë të mbani gjithmonë me vete një balsam për buzët. Duhet të konsideroni një produkt cilësor në mënyrë që t’ju mbrojë dhe nga dielli. Është e rëndësishme për të pasur mbrojtje të lartë dhe për të bllokuar rrezet e diellit që në dimër mund të jenë të rrezikshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025