Hyseni: Viti 2023 ishte i suksesshëm për Gjilanin
Lexohet për: 2 min.
Alban-110124
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, vitin 2023 e ka cilësuar si një vit të suksesshëm për këtë komunë. Ai tha janë përfunduar projekte madhore të cilat për Gjilanin kanë qenë jetësore. Hyseni theksoi se është shpenzuar 92%  të buxhetit komunal dhe se në vitin 2024 ka edhe shumë projekte të reja të cilat do  të nisin.

Kryetari i Gjilanit, Hyseni për KosovaPress ka treguar se për vitin e kaluar është investuar në të gjithë sektorët e kësaj komune. Hyseni tha se Gjilani si komunë me investimet që janë përmbyllur dhe ato që tashmë kanë nisur kjo komunë është shumë më mirë se sa ka qenë. Kryetari tha se po mendon edhe për jetesën e qytetarëve.

Kryetari Hyseni theksoi se Gjilanit nuk i ka munguar përkrahja nga qeveria dhe se është  i kënaqur me ndarjen buxhetore. Ai tha se kjo komunë të gjitha kërkesat i ka të arsyeshme dhe të domosdoshme.

Hyseni ka treguar se është investuar në sektorin e arsimit, kanë nisur çerdhe të reja dhe stadiumi dhe renovimi i palestrës do të fillojë në vitin 2024.

Kryetari i Gjilanit, tha se edhe në bujqësi, infrastrukturë dhe ndriçim publik është investuar dhe e gjithë kjo për të realizuar kërkesat e qytetit të Gjilanit.

Hyseni ka përmendur rreth 7 projekte më të rëndësishme cilat do të nisin për 2024.

Krahasuar me vitet e kaluara, kryetari i Gjilanit Hyseni tha se për dy vitet në mandatin e tij,  kjo komunë ka marrë në energji tjetër, dhe se në katër vitet e ardhshme do të punohet edhe më shumë.

Hyseni tha se Gjilanit nuk i mungon vëmendja nga qeveria dhe është i kënaqur  me projekte të cilat janë aprovuar.

Hyseni ka theksuar se ajo çka e bënë më të veçantë si kryetarë është koha që ndan çdo ditë për kërkesat e qytetarëve të Gjilanit.

Ai tha se vjen në punë çdo ditë në ora 8:00 për t’i pritur në takim ata.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025