Humbjet e ujit, ndëshkohen KRU “Hidrodrini” Pejë dhe “Hidroregjioni” Prizren
Lexohet për: 2 min.
KOmisioni
1 vit më parë
Linku u kopjua

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë dhe “Hidroregjioni” në Prizren për shkak të humbjeve të ujit si pasojë e mos vendosjes së ujëmatësve në burimet e ujit.

Drejtoresha e ARrU-së, Hajrie Morina, duke raportuar në Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, tha se disa kompani rajonale të ujësjellësit kanë vlerësuar në baza paushallë për shpenzimet e ujit. Kjo sipas saj ka dëmtuar resurset ujore të vendit, andaj kanë marrë vendim për ta ndërprerë këtë dukuri, duke kërkuar nga të gjitha kompanitë rajonale të vendosin ujëmatës në të gjitha burimet e ujit.

Ajo tha se momentalisht pjesa dërmuese e tyre kanë të vendosur ujëmatës, përveç në disa zona më thella ose kur ka prishje të tyre.

Shqetësuese këtë e konsideroi anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, i cili tha se në Prizren janë deklaruar 17 milionë litra kub të shpenzuar, ndërkaq pas instalimit të ujëmatësve ka dalë në pah se brenda periudhës së njëjtë janë deklaruar 29 milionë litra kub ujë.

Ndërsa, kryetarja e komisionit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në bazë të raporteve ndërkombëtare Kosova është vendi më i varfër në rajon sa i përket resurseve ujore. Ajo shtoi se mungesa e ujëmatësve ka dërguar në një rangim jomeritor të kompanive rajonale të ujësjellësve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Në anën tjetër, Komisioni shtyu për javën e ardhshme shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencionit Kosovar të Privatizimit për vitin 2022./KosovaPress/

Uji i pijshëm në zonat e furnizuara nga Liqeni i Badocit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025