Humbi jetën një punëtor, një tjetër u lëndua, u goditën nga dërrasat në vendet e punës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Humbi jetën një punëtor, një tjetër u lëndua, u goditën nga dërrasat në vendet e punës
Policia-e-Kosoves1111
08/04/2026 - 17:30
Linku u kopjua

Në një punëtori në fshatin Strellc i Ulët të komunës së Deçanit, të mërkurën një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës si pasojë e goditjeve nga disa dërrasa. Ndërsa, punëtori tjetër po trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës.

Të dy ishin dërguar në emergjencën e Spitalit dhe pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve, pasi nuk kishte arritur t’i mbijetojë plagëve.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 14:00 dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.

Lajmin për KosovaPress konfirmoi zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Pas pak kohe, mjeku kujdestarë ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente”, tha Gashi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026