Humb lideri, nuk gabojnë Vllaznia e Partizani
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e sotme të Superligës së Shqipërisë, ku kemi rezultate tejet interesante.

Lideri i tabelës, Egnatia ka pësuar humbje sot nga skuadra e Teutës, nga e cila u mposht me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, Partizani dhe Vllaznia regjistruan fitore sot me rezultat minimal 1:0. Partizani e mposhti Skënderbeun, kurse Vllazna fitore kundër Dinamos së Tiranës.

Ndeshja e vetme që u mbyll pa fitues ishte ajo mes Erzenit dhe Kukësit, ku rezultati final i ndeshjes është 3:3.

Egnatia vazhdon ta kryesojë tabelën në kuotën e 60 pikëve, e ndjekur nga pas nga Vllaznia me 58 pikë e Partizani me 57 sosh, kurse Top 4 e mbyll Dinamo e Tiranës me 47 pikë.

Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Laçi me 42 pikë, Erzeni me 32 sosh dhe Kukësi në vendin e fundit me vetëm 27 pikë.

Rezultatet finale:

Erzeni 3:3 Kukësi

Laçi 1:0 Tirana

Partizani 1:0 Skënderbeu

Teuta 1:0 Egnatia

Vllaznia 1:0 Dinamo e Tiranës

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024