Humb jetën një person pasi u lëndua gjatë manovrimit me paragllajd
Lajme
Lexohet për: 1 min.
paragllajd
1 javë më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën pasi që u lëndua gjatë manovrimit - riparimit te një paragllajd. Policia për Rajonin e Pejës, njofton se sot rreth orës 10:48, ёshtё  njoftuar se në fshatin Sine të Istogut, një person gjersa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore, Prokurori i shtetit dhe auto ambulanca e cila e ka transportuar të lënduarin për në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Për shkake të gjendjes  së  rëndë, viktima  është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku  më pas është konfirmuar se ka ndërruar  jetë”, njofton policia.

Më tej thuhet se me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë u kthehet familjarëve  për ceremoninë e varrimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025