Humb jetën një 22-vjeçar në aksident me motoçikletë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Humb jetën një 22-vjeçar në aksident me motoçikletë
dmkasds1780600823
21/06/2026 - 08:10
Linku u kopjua

Një aksident trafiku me pasojë fatalitetin ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon nëpër zonën e Vushtrrisë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe në të janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e lëndimeve të marra, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit e trafikut, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026