Hulumtimi: Ecja zvogëlon rrezikun e vdekjes së hershme
Lexohet për: 3 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ecja deri në 10 mijë hapa në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së hershme, edhe nëse njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të ditëve të tyre ulur, tregon hulumtimi.

Ekspertët kanë zbuluar më parë se njerëzit që kalojnë shumë kohë ulur, për shembull në një tavolinë ose duke parë televizor, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës dhe të vdesin para kohe. Por deri më tani, nuk ishte e qartë nëse ecja mund të kundërshtonte efektet e qëndrimit ulur për pjesën më të madhe të ditës. Rreziku më i ulët i vdekjes së hershme ishte te njerëzit që bënin 9.000 deri në 10.500 hapa në ditë.

Një studim i ri, i botuar në “British Journal of Sports Medicine”, zbuloi se çdo hap shtesë mbi 2.200 hapa në ditë – deri në rreth 10.000 – i redukton këto rreziqe, pavarësisht se sa kohë kaloni ulur. Ekspertët zbuluan se rreziku më i ulët i vdekjes së hershme ishte te njerëzit që bënin 9.000 deri në 10.500 hapa në ditë. Kur bëhet fjalë për shmangien e goditjes dhe sulmit në zemër, rreziku më i ulët ishte te njerëzit që bënin rreth 9.700 hapa në ditë.

Për studimin, të udhëhequr nga Universiteti i Sidneit, ekspertët përdorën të dhënat e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar nga 72.174 njerëz të moshës rreth 61-vjeç. Të gjithë mbanin një përshpejtues në kyçin e dorës për të matur nivelin e tyre të stërvitjes. Gjatë gati shtatë vjetëve të ndjekjes, pati 1.633 vdekje dhe 6.190 ngjarje kardiovaskulare, të tilla si sulme në zemër ose goditje në tru.

Rezultatet treguan se çdo sasi hapash në ditë mbi 2.200 në ditë lidhej me një rrezik më të ulët të vdekjes dhe sëmundjeve të zemrës, pavarësisht nga koha e kaluar ulur, por përfitimet rriteshin sa më shumë hapat të bënin njerëzit. Në përgjithësi, 9.000-10.500 hapa në ditë reduktojnë rrezikun e vdekjes së hershme me 39 për qind dhe rrezikun e sulmit në zemër ose goditjes në tru me 21 për qind. Në të dyja rastet, 50 për qind e përfitimit u arrit midis 4000-4500 hapave në ditë. Një studim tjetër, i botuar në “Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry”, zbuloi se edhe nivelet e ulëta të stërvitjes mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru. "Njerëzit duhet të inkurajohen të jenë fizikisht aktivë edhe në nivelet më të ulëta," thanë studiuesit që morën pjesë në studim, duke përfshirë Kolegjin Mbretëror në Londër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024