Gazeta “HuffPost”, e ka renditur kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, si një nga destinacionet e vitit 2024.
Artikullin, e postoi edhe kryeministri Edi Rama, në rrjetin social Facebook.
“Vit pas viti, udhëtarët amerikanë dynden drejt destinacioneve si Parisi, Kankun dhe Londra. Ndërsa këto vende janë të njohura për një arsye, ka shumë vende të tjera në zhvillim për të tërhequr më shumë turistë në të ardhmen”, shkruan HuffPost.
Sipas sugjerimeve të tyre, “një vend si Tirana është një destinacion ideal për ata që kërkojnë diçka ndryshe”, duke shpresuar që më shumë udhëtarë do të vizitojnë vende si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, në një arsye më shumë për të mos u përballur me dyndje turistësh.
“Plazhet e bukura të Rivierës Shqiptare dhe kostoja më e lirë e jetesës e bëjnë atë një destinacion të shkëlqyeshëm për verën. Shqipëria ka qytete historike për t’u eksploruar dhe një skenë festivalesh në zhvillim, me ngjarje që zënë vendin e tyre në të gjithë kalendarin muzikor botëror”, shkruhet në artikull. /tch