Hubble ka zbuluar yllin më të largët deri më sot
Lexohet për: 2 min.
1648713066-space-g349758ca8_1920-750x422
2 vite më parë
Linku u kopjua

Teleskopi Hapësinor Hubble hodhi sytë në agimin e epokës kozmike dhe zbuloi dritën e një ylli që ekzistonte brenda miliardë viteve të para pas Shpërthimit të Madh që është një rekord i ri, njoftuan astronomët.

Ylli i sapo zbuluar, i quajtur "Earendel", është aq larg sa që dritës së tij iu deshën 12.9 miliardë vjet për të arritur në Tokë nga koha kur universi ishte shtatë për qind e moshës së tij aktuale.

"Në fillim pothuajse nuk e besonim, ishte shumë më larg se më parë," tha astronomi Brian Welch i Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, autori kryesor i një punimi në Nature që përshkruan zbulimin.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordeve u zbulua në vitin 2018 kur universi ishte katër miliardë vjeç.

Ndërsa universi zgjerohet, në momentin që drita e yjeve të largët arrin te ne, ajo shtrihet në gjatësi vale më të gjata, më të kuqe, një fenomen i quajtur "Redshift".

Drita e Earendel vjen nga një epokë e quajtur redshift 6.2.

Earendel ka ekzistuar kaq shumë kohë më parë saqë mund të mos ketë pasur të njëjtat lëndë të para si yjet që ekzistojnë sot, shtoi Welch.

Astronomët planifikojnë të vëzhgojnë yllin duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb, pasardhësin e Hubble, i cili është shumë i ndjeshëm ndaj dritës infra të kuqe nga trupat më të vjetër qiellorë, për të konfirmuar moshën, masën dhe rrezen e Earendelit.

Shkencëtarët thonë se nëse Earendel konfirmohet se është një yll i vetëm, masa e tij është të paktën 50 herë më e madhe se Dielli dhe miliona herë më e ndritshme.

Shkencëtarët presin që Earendel të mbetet i zmadhuar për vite dhe do të vazhdojë të studiohet duke përdorur teleskopin Hapësinor Webb të NASA-s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024