HRANA: Mbi 3,000 të vdekur në sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit, 206 fëmijë mes viktimave
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
HRANA: Mbi 3,000 të vdekur në sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit, 206 fëmijë mes viktimave
iran__1_
15/03/2026 - 20:06
Linku u kopjua

Më shumë se 3,000 persona, kryesisht civilë, kanë humbur jetën në sulmet izraelito-amerikane në Iran, sipas përllogaritjes së fundit nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), një organizatë me bazë në SHBA.

Mes të vrarëve janë të paktën 1,319 civilë, përfshirë 206 fëmijë, njofton HRANA, e cila mbështetet në një rrjet aktivistësh në Iran, si dhe në raportime nga shërbimet shëndetësore, emergjencat dhe organizata të shoqërisë civile.

Sipas NGO-së, 1,122 viktima janë ushtarë, ndërsa 599 raste të tjera nuk mund të klasifikohen qartë si civile ose ushtarake, transmeton gazeta “Panorama”.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 21 viktima civile, përfshirë një fëmijë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sulmet kanë shkaktuar të paktën 1,200 të vrarë dhe rreth 10,000 të plagosur.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026