Hoxhaj merr mbështetje në Rahovec dhe Mushtisht: Do të festojmë bashkë fitoren me 9 shkurt
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
enver
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj banorëve të Rahovecit dhe Mushtishtit për mbështetjen e madhe dhe besimin e vazhdueshëm ndaj tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me fotografi nga takimet me qytetarë, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për arritjen e fitores së madhe më 9 shkurt.

"Falemnderit Rahovec e Mushtisht për mbështetjen e madhe dhe besimin që gjithmonë ia keni dhënë PDK-së dhe mua. Bashkë me ju, do ta festojmë fitoren që po na pret më 9 shkurt," shkroi Hoxhaj në postimin e tij, të cilin e mbylli me hashtagët #PDK131 dhe #Hoxhaj4.

Takimet e Hoxhajt në këto zona janë përshkruar nga një atmosferë e ngrohtë dhe pritje entuziaste, duke konfirmuar përkrahjen e fuqishme që ai gëzon në këto komunitete.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025