Hoxhaj kërkon një front të përbashkët opozitarë për ta larguar Kurtin nga pushteti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kërkon një front të përbashkët opozitarë dhe shoqërorë, siç thotë për ta larguar kryeministrin Albin Kurti nga pushteti. Sipas tij, vetëm në këtë formë largohen populistët nga qeverisja dhe merren përgjegjësi për temat madhore që i ka Kosova. Hoxhaj i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, thotë se e sheh të pamundur një bashkëpunim në të ardhmen me partinë aktuale në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
Hoxhaj në një intervistë për KosovaPress, deklaron se s’ka disponim që të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, por do të pritet që të ketë zgjedhje të rregullta qoftë në dhjetor të këtij viti apo janar të vitit 2025.
Megjithatë, Hoxhaj kritikon edhe dy partitë të tjera opozitare, LDK dhe AAK, siç thotë se janë rrudhur në interesa të ngushta për krijimin e një fronti të përbashkët, i cili sipas tij, nuk do të nënkuptonte domosdoshmërish një koalicion parazgjedhor.
Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, thotë se e sheh të pamundur bashkëpunimin në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, dallimet me kryeministrin Kurti janë të mëdha dhe vështirë të tejkalueshme.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
https://kosovapress.com/hoxhaj-diskursi-i-kurtit-per-lufte-per-qellime-elektorale-asociacioni-si-kundervlere-e-anetaresimit-ne-nato