Hoxhaj: Do t’i them po çdoherë një kandidature nga familja Jashari për president
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hoxhaj: Do t’i them po çdoherë një kandidature nga familja Jashari për president
24/02/2026 - 11:57
Linku u kopjua
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se një kandidat për president që i takon familjes Jashari çdoherë do t’i përgjigjej me po. Megjithatë, ai thekson se vendimi i takon kryesisë së PDK-së.
Sipas deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj dialogu për çështjen e presidentit mes kryeministrit, Albin Kurti dhe liderëve të partive opozitare duhet të jetë më përmbajtjesor.
“Një kandidature që vjen nga familja Jashari në Kuvend të Kosovë unë do t’i thoja personalisht çdoherë po, por vendimi është i Kryesisë së PDK....edhe një dialogu që duhet të jetë më përmbajtjesor mes kryeministrit dhe kryetarëve të partive politike në opozitë se si t’i qasemi kësaj teme ”, theksoi deputeti Hoxhaj.
Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës është parti ka dal nga lufta dhe rruga e UÇK-së dhe jo nga zyrat e ngrohta dhe printerave e draft-statuteve.
Deri më 4 mars 2026 presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet në Kuvendin e Kosovës, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës ka zhvilluar takime me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku temë diskutimi ishte çështja e presidentit.
/Kosovapress/