Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme
Hoxha1234
17/03/2026 - 20:21
Linku u kopjua

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga homologu spanjoll, José Manuel Albares Bueno.

Rritja e partneritetit në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme ishte në qendër të bisedës mes dy zyrtarëve të lartë.

Ndërsa dy vendet shënojmë 40-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe, Hoxha  rikonfirmoi se bashkëpunimi ynë politik, ekonomik dhe kulturor vijon të jetë një shtyllë e fortë e një partneriteti të qëndrueshëm.

“Ramë dakord se ekziston një potencial i konsiderueshëm ende i pashfrytëzuar në marrëdhëniet tona, të cilin jemi të përkushtuar ta zhvillojmë më tej, veçanërisht në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme dhe fusha të tjera me interes dhe përfitim të ndërsjellë”, bëri të ditur ministri Hoxha.

Hoxha informoi se gjatë takimit u theksua rëndësia që dy vendet i kushtojmë multilateralizmit efektiv dhe koordinimit të ngushtë në forumet ndërkombëtare, teksa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta globale dhe për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, transmeton ATSH.

Ministri shprehu mirënjohjen ndaj Spanjës për mbështetjen e saj të palëkundur dhe të vazhdueshme ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe rikonfirmoi angazhimin tonë të fortë për avancimin e reformave në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026