Hoxha pret diplomaten çeke: Rikonfirmuam angazhimin për zgjerimin e BE-së
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hoxha pret diplomaten çeke: Rikonfirmuam angazhimin për zgjerimin e BE-së
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në takim të Dërguarën e Posaçme të Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor, Edita Hrda.
Gjatë takimit, sipas ministrit, Shqipëria dhe Çekia rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
“Shkëmbim i shkëlqyer mendimesh me ambasadoren Edita Hrdá, mike dhe ish-kolege në OKB/New York dhe në Bruksel, aktualisht e Dërguara e Posaçme e Republikës Çeke për Balkanin Perëndimor”, shkroi Hoxha në lidhje me takimin.
“Rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Europian si një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, theksoi Hoxha.
Ministri nënvizoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit, me përparim të prekshëm dhe një ritëm të fortë reformash, transmeton ATSH.
“Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, si dhe për mbajtjen e Ballkanit Perëndimor në fokus të agjendës së Bashkimit Europian”, shkruan Hoxha.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.