Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipwrisw, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliq-Radman.
Hoxha informoi se gjatë bisedës u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti i fortë strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike përmes projekteve madhore rajonale, si Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe zgjerimi i tij me Gazsjellësin Joniano-Adriatik si dhe mbi Iniciativën e Tre Deteve, shtylla të rëndësishme për rritjen dhe qëndrueshmërinë në Evropën Juglindore”, u shpreh Hoxha.
Hoxha informoi se gjatë bisedës shkëmbeu gjithashtu pikëpamje mbi sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, duke nënvizuar përgjegjësinë tonë të përbashkët si aleatë në NATO, për të kontribuar në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive, transmeton ATSH.