Hoxha: Është dëshmuar paaftësia jonë për ta ndryshuar gjendjen në veri pa ndërkombëtarët
Lexohet për: 1 min.
yll
2 vite më parë
Linku u kopjua

Analisti, Ylli Hoxha, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është kthyer në pikën zero. Ai ka thënë se është kuptuar paaftësia e lidershipit kosovar për ta ndryshuar gjendjen në veri pa koordinim ndërkombëtar.

Por sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe vetëm se është dëshmuar se nuk ka kapacitete për ta ndërruar gjendjen në veri pa leje të ndërkombëtarëve.

“Jemi kthy në situatën zero. Brenda kësaj periudhe është dëshmu paaftësia e lidershipit që të ndryshojë gjendjen në veri me iniciativë vetanake pa koordinim ndërkombëtar. S’ka ndodhë gjë e madhe…Bindja që ekziston që ta ndryshojmë gjendjen si rezultat i vullnetit tonë, ka tregu që nuk funksionon”, ka thënë ai./RTV Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025