Hovenier uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Ramazanit
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai në një postim në rrjetin X ka uruar që ky muaj të sjellë dritë, paqe dhe begati.

“Me rastin e Ramazanit, ju uroj të gjithëve që e kremtojnë muajin e shenjtë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati”, ka shkruar diplomati amerikan.

Tërnava uron besimtarët për Ramazan: Është muaj i solidaritetit dhe adhurimit • KosovaPress

Ramazani, i cili fillon nesër, është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025