Hovenier tregon nëse është afër zgjidhja për situatën në veri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se e ka të vështirë të thotë se janë afër arritjes së një zgjidhje për situatën në veri, përkundër takimit të djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Megjithatë ai tha se deeskalimi i situatës në veri duhet të ndodh sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Pas pjesëmarrjes në një aktivitet në Pejë, ambasadori amerikan para gazetarëve theksoi nevojën edhe të zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë.

Ndërkaq, shtoi se ShBA-të nuk mund të thonë më shumë se çka ka thënë KFOR-i për rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës.

Ai është pyetur nga gazetarët edhe rreth publikimit të disa përgjimeve ku e përfshirë është shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq i Listës Serbe, ndërsa përmendet edhe Milan Radojiçiq.

"Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjitha palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-ve”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024