Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara.
Hovenier theksoi se përfshirja e grave ndikon në rezultate më të qëndrueshme dhe paqe më afatgjatë.Këto u thanë nënë panelin e diskutimit në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, derisa u fol për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset e dialogut dhe paqe bërjes.
Ndërkaq, ish ministrja për Dialog, Edita Tahiri theksoi se Kosova është i vetmi vend që ka pasur një grua në konferencën për paqen në Rambuje, ku është vendosur për paqen.
Ajo tha se kur flet për nën përfaqësimin dramatik të grave në proceset e paqes, gjithmonë e bënë një veçim për vendin tonë.
Tahiri tha se mos fuqizimi i grave në politikë ndërlidhet drejtpërsëdrejti me mos pjesëmarrjen më të madhe të grave në proceset formale të paqes.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...