Hovenier: Kushtetuesja do ta thotë fjalën e fundit për draft-statutin për Asociacionin
Lexohet për: 2 min.
hovenier-091123
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se draft-statuti për Asociacionin përmbush kriteret që i parasheh ShBA-ja. Megjithatë, theksoi që fjalën e fundit për këtë do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Ai para mediave të hënën u shpreh se histeria rreth kushtetutshmërisë është e gabuar dhe se këto interpretime po bëhen nga persona të cilët nuk e kanë parë këtë propozim.

Hovenier u shpreh se draft-statuti euroamerikan i prezantuar për Asociacionin është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

"Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën", tha Hovenier.

Tutje, ambasadori Jeffrey Hovenier shtoi se këto kritere përmbushen në draftin e prezantuar javë më parë. Sipas tij, fjalën e fundit në lidhje me këtë propozim duhet ta jap vetë Gjykata Kushtetuese.

“Ne besojmë se ky draft-statut që i është ofruar Qeverisë së Kosovës i përmbush të gjitha ato kritere, i plotëson ato kritere. Pra, ne besojmë se është shkruar në një mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Por, në të vërtetë ekziston një subjekt që në fund mund të marrë vendimin nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës apo jo, dhe kjo është Gjykata Kushtetuese”, shtoi ai para gazetarëve.

Sa i përket publikimit të këtij propozimi euroamerikan, Hovenier deklaroi se nuk ka asgjë sekrete por ka të bëjë me negociata diplomatike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Sipas tij, qeveria nuk ka arsye që të mos ecë përpara me këtë draft-statut të Asociacionit.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bhovenier-asociacioni-duhet-te-jete-ne-perputhje-me-kushtetuten-e-kosoves/

Për më tepër, ai tha se “është argëtuar me numrin e njerëzve që po interpretojnë një draft-statut që nuk e kanë parë”.

Propozimi i këtij drafti i është bërë kryeministrit Albin Kurti më 21 tetor nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

https://kosovapress.com/admin/kurti-nuk-e-kam-pranuar-draft-statutin-per-asociacionin-kurre-nuk-do-ta-nenshkruaj/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025