Hovenier kërkon nga Kosova zbatimin e të gjitha zotimeve që ka marrë në dialog
Lexohet për: 2 min.
hovenier-foto
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar sot nga Kosova të zbatojë të gjitha zotimet që i ka marrë në kuadër të dialogut, pasi sipas tij, kjo është rruga e vetme për integrim në institucionet evropiane dhe euro-atlantike. Diplomati amerikan në konferencën me temën “Hartimi i Rrugës së Kosovës: 25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe Kërkimit për Anëtarësim në NATO” të organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, theksoi se pret nga Qeveria e Kosovës të punojë në partneritet me SHBA-në.

Ai potencoi se populli amerikan ka qenë dhe është krenar të qëndrojë krah për krah me popullin e Kosovës. Sa i përket anëtarësimit në NATO, Hovenier tha se rruga e zgjerimit është të binden aleatët për atë që Kosova i sjell Aleancës Veri-Atlantike.

Duke folur për fushatën 78-ditore të NATO-s për të dëbuar forcat e kasapit Sllobodan Millosheviq nga Kosova dhe për t'i dhënë fund spastrimit të tyre etnik, Hovenier tha se mbeten të përkushtuar që lufta në Kosovë 25 vjet më parë të mos përsëritet kurrë.

Në kuadër të këtij diskutimi ishte edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila theksoi nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. /E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024