Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka shprehur shqetësimin për ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq. Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se Jankoviq është i njohur për Ambasadën Amerikane dhe se i njëjti ka ndihmuar në sigurimin e një force policore të integruar. Para mediave të enjten, Hovenier ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me BE-në se Serbia me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Hovenier ka theksuar se në takimin me Osmanin kanë diskutuar edhe aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në konferencën e mbajtur të enjten, Hovenier është pyetur edhe për takimin në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
Ai tha se fokusi duhet të jetë në arritjen e zbatimit të plot të marrëveshjes bazë dhe aneksit të zbatimit të saj. /Sh.Pajaziti