Hovenier e thotë qartë: Jemi të shqetësuar, vendimi për dinarin ka prekur partneritetin ShBA-Kosovë
Lexohet për: 1 min.
hovenireri-foto
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, sot ka përsëritur thirrjen që Kosova ta shtyjë vendimin për dinarin, rregullore kjo e marrë nga Banka Qendrore e Kosovës

Në një konferencë për media, Hovenier tha se SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Hovenieri gjithashtu e bëri të qartë se çështja me dinarin “ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën”, duke demantuar eksponentë të Qeverisë të cilët e kanë thënë të kundërtën.

“Jam i shqetësuar që ka deklarata pas kësaj interviste të O’Brien, që sugjerojnë që marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së nuk është prekur dhe se nuk do të prekur nga kjo situatë, më duhet të jem i qartë që kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kjo nuk është situata.” – tha ai.

Ambasadori amerikan ka thënë se nuk i sfidojnë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, por ka kërkuar që Rregullorja e re e BQK-së të shtyhet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024