Hovenier: Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin ShBA - Kosovë
Lexohet për: 3 min.
hovenier-150224
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në një deklarim për media e ka thënë se çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin e ShBA-së me Kosovën, duke demantuar Qeverinë të cilët e kanë thënë të kundërtën.

Hovenier, sot ka përsëritur thirrjen që Kosova ta shtyjë vendimin për dinarin, rregullore kjo e marrë nga Banka Qendrore e Kosovës.

“Më vjen keq që duhet të tërheq vëmendjen ndaj tonit shumë të qartë dhe të ashpër të intervistës së Ndihmës Sekretarit O'Brien mbi këtë temë këtë javë. Ai ka kërkuar partneritet me Qeverinë e Kosovës për këtë çështje. Ai shprehu keqardhjen që qeveria Kurti nuk i është përgjigjur kërkesës sonë. Dhe ai e bëri të qartë se nëse kryeministri Kirti citoj "nuk na trajton si partner, kjo vë në pikëpyetje se sa partner mund ta konsiderojmë këtë qeveri" mbyll citimin. Jam i shqetësuar që tani pas intervistës së tij ka deklarata publike që sugjerojnë se partneriteti SHBA-Kosovë nuk është prekur dhe mund të mos ndikohet nga kjo situatë. Duhet të jem i qartë se thjesht nuk është e vërtetë. Thjesht nuk është kështu. Siç deklaroi ndihmës sekretari O'Brien, kjo situatë tashmë ka ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë mes dy qeverive tona. Çdo sugjerim për të kundërtën pasqyron një keqkuptim themelor ose një keqinterpretim të rëndësisë që ne i kushtojmë zgjidhjes së kësaj çështjeje në një mënyrë që i përgjigjet shqetësimeve tona, dhe më e rëndësishmja, e bërë në një mënyrë që siguron mbështetje të vazhdueshme për njerëzit e cenueshëm nga komunitetet pakicë të Kosovës”, theksoi ai.

Ambasadori amerikan ka thënë se nuk i sfidojnë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, por ka kërkuar që Rregullorja e re e BQK-së të shtyhet.

Hovenier është u është përgjigjur gazetarëve në Prishtinë edhe sa i përket mundësisë së vendosjen së masave ndaj Kosovës.

Ai në fund tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë sa ka qenë ndonjëherë. Ndërsa, shtoi e presin të festojnë të shtunën përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024