Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, të premten kanë vizituar kompaninë Trepça, minatorët e së cilës po ankohen për paga që s’i kanë marrë me kohë.
Prezencën e ministrit Sveçla në këtë vizitë e ka kritikuar ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili tha se ‘turpëron Qeverinë e në veçanti ministren Rizvanolli”.
Ai më tej ka thënë se ‘premtimet elektorale për Trepçën kanë qenë propagandë sikurse për çdo fushë tjetër. Mashtrimet do të marrin fund së shpejti’.
Ndërsa, Rizvanolli dje në njoftimin për vizitën në Trepçë, ka shkruar se “Me minatorët absolutisht pajtohemi në qëllime dhe parime. Këtë e konfirmuam sot gjatë bashkëbisedimit me punonjësit e minierës së Stantërgut, gjatë një vizite në Mitrovicë me Ministrin Xhelal Sveçla”.